Prej 10 vitesh bashkë, çifti i njohur i showbiz-it i jep fund martesës papritur

schedule12:06 - 11 Korrik, 2020

schedule 12:06 - 11 Korrik, 2020

Aktori i njohur i “Call me by your name”, Armie Hammer është ndarë nga bashkëshortja e tij Elizabeth Chambers, pas dhjetë vitesh së bashku.

Lajmin e ka dhënë vetë Hammer në rrjetet sociale, duke i surprizuar të gjithë ndjekësit e tij .

Me një foto nga takimet e tyre të para, aktori ka bërë të ditur se ai dhe Elizabeth kanë vendosur t’i japin fund martesës.

Duket se çifti është ndarë paqësisht dhe për këtë vendim kanë qenë dakord të dyja palët.

“Trembëdhjetë vjet si miq të ngushtë, shpirtra binjakë, partnerë dhe më pas prindër. Ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm, por bashkë, kemi vendosur të kthejmë faqe dhe t’i japim fund martesës sonë.

Ndërsa hyjmë në këtë kapitull tjetër, fëmijët tanë dhe marrëdhënia si prindër dhe miq të dashur do të mbetet përparësia jonë.

E kuptojmë se ky lajm do të hapë debate në publik, por në interes të fëmijëve dhe familjes sonë, ne gjatë kësaj kohe kërkojmë intimitet, dhembshuri dhe dashuri”, shkruhet në postim.

Ndërkohë, çifti vazhdon të ruajë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin edhe pas ndarjes, për hir të fëmijëve dhe kohës së kaluar së bashku./abcnews.al