Të gjithë e kujtojnë aktorin e ëmbël dhe romantik në ” Call Me by Your Name ” por një stuhi duket se ka prekur Armie Hammer.
Sipas bisedave të pretenduara me një fanse, ai shkruante: “Unë jam kanibal 100%”. Ndërkohë rikujtojmë se vite më parë, aktori përfundoi në qendër të një skandali pasi kishte aprovuar praktikat ekstreme të skllavërisë.
Hammer nuk i është përgjigjur ende akuzave.
Lajmi fillimisht u botua nga “Just Jared”, e cili raportoi përmbajtjen e bisedave të fshehta që aktori kishte me një fanse. Në bisedat e publikuara, Amie shkruante: “Jam shumë i emocionuar dhe njëkohësisht i hutuar.
Kam emocione pasi dua të mbaj në duar zemrën tënde, për ta kontrolluar kur ajo rreh. Unë jam një kanibal 100%. Unë dua të të ha ty. Është e frikshme ta pranoj.
Unë kurrë nuk e kam thënë diçka të tillë më parë. Një herë nxora zemrën e një kafshe që ishte akoma gjallë dhe e hëngra atë ndërsa ishte ende e ngrohtë “.
Por kjo nuk është e gjitha. Gjithashtu në këto mesazhe të pretenduara kishte edhe mesazhe që rrëfenin ritualet e vampirëve./abcnews.al


