Precedentët e Ismail Ukës, historitë e përsëritura me dhunë ndaj gjinisë tjetër

schedule19:26 - 13 Maj, 2023

schedule 19:26 - 13 Maj, 2023

Ditën e djeshme, nga Dibra u shpërnda lajmi se dy vajza dibrane shpërndanin para për një subjekt politik, në këmbim të votave.

Denoncimi erdhi nga kandidati i kolicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Ismail Uka i cili bashkë me vëllain, djalin e të afërm të tij, kishte vendosur të ndjekë nga pas dy vajza dibrane, operatore të një shtabi elektoral të PS, situatë kjo e paimagjinueshme për një vend me tradita si Dibra.

Lajmi u përgënjeshtrua nga Policia dhe Prokuroria e Qarkur Dibrës, të cilët sqaruan publikun zyrtarisht se pretendimet e Ismail Ukës ishin të pavërteta, dhe se nga kontrolli rezultoi se nuk ishin gjetur sende të paligjshme. Sakaq refruar burimeve denoncimi i kushtoi Ukës, pasi është Policia ajo që ka kallzuar kandidatin e BF për denoncim fals.

Por, ngjarja e së premtes mbrëma në Dibër, rikthen një tjetër situatë aspak të këndshme të Ismail Ukës, sot kandidat i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, i cili duket se marrëdhëniet me gjininë tjetër në Dibër nuk i ka fort të mira.

Sipas Policisë së Shtetit Ismail Uka në vitin 2019 ka marrë peng dhe ka dhunuar fizikisht një grua tjetër. Në një komunikatë të vitit 2019 thuhet: Me datë 26.11.2019 janë referuar materialet pranë prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Dibër për veprën penale parashikuar nga neni 110 (Heqje e paligjshme e lirisë) dhe neni 90 (Dëmtime të tjera me dashje) të K.P në ngarkim të shtetasit Ismail Uka i dt 27.09.1966 me profesion avokat, sepse në dt. 26.11.2019 ka goditur në zyrën e tij dhe ka mbajtur brenda të mbyllur jashtë vullnetit shtetasen S.T e vitlindjes 1963 banuese ne Fushë Bulqize sepse kjo shtetase ka patur një çështje gjyqësore me këtë avokat dhe nuk ka pranuar t’i paguajë shumën e kërkuar nga avokati.

Kjo histori është pasqyruar dhe në emisionin Fiks Fare.
Sot çështja qëndron se si një individ i tille, armik i grave, mund të pretendojë të drejtojë bashkinë e Dibrës e për më tepër kur flitet për forcim të imazhit të gruas në mbarë vendin dhe barazi gjinore, si mundet të endet i lire.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!