Prapaskena e merkatos, Barcelona refuzoi 70 milionë euro nga Arsenali për yllin e ekipit

schedule08:03 - 14 Mars, 2023

schedule 08:03 - 14 Mars, 2023

Arsenali është përpjekur të marrë Raphinhan nga Barcelona gjatë merkatos së janarit.

Klubi anglez ishte në kërkim të një sulmuesi anësor pas dështimit të transferimit të Joao Felix dhe Mudryk, të cilët të dy u transferuan te Chelsea.

Arsenali vendosi në pjatë 70 milionë euro për brazilianin e Barcelonës, vlerë më e lartë se ajo që paguan spanjollët për ta sjellë në Spanjë, megjithatë u refuzua.

Për klubin ishte një ofertë tepër e ulët për një lojtar që është themelor në planet e Xavit./ h.ll/abcnews.al