Pranverë e pazakontë në Uashington, dëbora mbyll shtëpinë e bardhë

schedule15:26 - 21 Mars, 2018

schedule 15:26 - 21 Mars, 2018

Moti i keq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shkaktuar probleme të shumta. Mediat ndërkombëtare raportojnë se Shtëpia e Bardhë është mbyllur për shkak të rreshjeve të mëdha të dëborës. Moti i pazakontë në ditën e parë të pranverës në brigjet verilindore të SHBA-së, përkatësisht në Uashington dhe Nju Jork, shkaktoi anulimin e shumë fluturimeve, mbylljen e shkollave dhe shumë zyrave administrative. Gjithashtu janë anuluar shumë evente publike. Ndërsa Shtëpia e Bardhë ka njoftuar dhe shtyrjen e një mbledhje të qeverisë së presidentit Donald Trump. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!