Tom Doshi, Durim Bami dhe Mark Frroku kanë kërkuar gjykim të shkurtuar në Gjykatën e Tiranës, lidhur me akuzën e ngritur ndaj tyre për kallëzim të rremë. Sipas prokurorisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata krijuan prova të rreme, me qëllim që ndaj kryeparlamentarit Ilir Meta, tashmë President i Republikës, të niste një hetim penal.
Pas më shumë se tre vitesh proces gjyqësor, ndaj deputetit, Tom Doshi, ish-deputetit, Mark Frroku dhe bashkë të pandehurin tjetër, Durim Bami, të akuzuar për “kallzim të remë”, gjykata e Tiranë pranoi gjykimin e shkurtuar.
Sipas prokurorisë, të pandehurit e kësaj dosjeje, Doshi, Frroku dhe Bami në vitin 2015 krijuan prova të rreme me qëllim për të ushtruar ndjekje penale ndaj kreut të atekohshëm të Kuvendit, Ilir Meta.
Ndërkohë Relatori i Çështjes, Bledar Abdullai, pranoi kërkesën e avokatëve mbrojtjës për gjykim të shkurtuar duke i lënë kohë organit të akuzës të përgatisë pretencën më datë 20 qershor.
Fillimisht dosja në ngakrim të Doshit, Frrokut dhe Bamit kaloi nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Gjykatën e Lartë por me ndyrshimet në kodin e procedurës penale, ajo u shqyrtohet nga e para në gjykatën e Tiranës. Gjykimi i shkurtuar, shmangu pyetjen e 53 dëshmitarëve të dosjes, mes të cilëve Presidenti Ilir Meta, kryeministri, Edi Rama, ish-kryeministri, Sali Berisha dhe ish-ministri i brendshëm, Saimir Tahiri. /abcnews.al