Pranga taksistit që shpërndante kokainë në Tiranë

schedule09:59 - 18 Janar, 2018

schedule 09:59 - 18 Janar, 2018

Një taksist ra në prangat e Policisë së Tiranës, pasi u kap duke shpërndarë lëndë narkotike e llojit kokaine. Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit policor “Taksisti”, i cili është kapur në fragrancë në rreth-rrotulimin e TEG-ut, ku iu sekuestruan edhe 25 doza të drogës së fortë. Klaudian Sina, sipas policise ka qenë i dënuar më parë, teksa shfrytëzonte profesionin e tij si taksist për te shperndare kokaine. 38-vjeçari ishte nën vëzhgim prej disa muajsh, ndërsa lëndën narkotike e shpërndante kryesisht në zonën e Saukut dhe atë të Tiranës së Re./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!