Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Pranga dy grabitësve serial në Tiranë/ Vodhën me dhunë biznese dhe bizhuteri, ja pamjet e kamerave gjatë grabitjeve

schedule11:12 - 23 Gusht, 2026

schedule 11:12 - 23 Gusht, 2026

Dy operacione policore të koduara “HIJA” dhe “REACTION” janë finalizuar gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë, duke çuar në pranga dy persona të dyshuar për gjashtë raste vjedhjeje.

Në kuadër të operacionit “HIJA”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë arrestuar një 23-vjeçar, i cili dyshohet se gjatë periudhës 14-22 gusht 2026 ka vjedhur para dhe produkte në pesë subjekte të ndryshme.

Sipas Policisë, gjatë verifikimeve rezultoi se 23-vjeçari ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pikërisht për një veprimtari të ngjashme kriminale. Ai u kap në sheshin “Skënderbej”, ku gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua edhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.



Ndërkohë, në kuadër të operacionit “REACTION”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë arrestuar një 31-vjeçar, i dyshuar për vjedhjen me dhunë të dy varëseve një shtetaseje, në rrugën e “Saraçëve”.

Dy varëset e dyshuara të vjedhura janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale për të dyja rastet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!