Pranga 31-vjeçarit, shpërndante kokainë nga pika e llotos

schedule10:48 - 12 Korrik, 2018

schedule 10:48 - 12 Korrik, 2018

Një pronar i një pikeje llotoje ka rënë në prangat e Policisë së Kavajës për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike si dhe organizim i llotarive të palejuara.

Ai është Erti Kadiu, 31 vjeç. Policia ishte vënë në ndekje të tij prej disa kohësh pasi dyshohej se në pikën e tij të llotos shpërndante drogë.

Gjatë kontrollit aty, u sekuestruan 4 kompjuterë lojërash fati, 21 doza lënde narkotike e dyshuar kokainë, 45 fishekë model 56, 9 fishekë model 54, një sasi në lekë dhe dollarë, peshore elektronike, 6 aparate celularë si dhe një makinë “Ford”.

Gjithashtu policia kontrolloi edhe në shtëpinë e Kadiut, ku iu gjetën disa dokumente shtëtërore që dyshohet se janë të falsifikuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!