“Pranë njerëzve në ditë të vështira”, Veliu: Solidariteti i qytetarëve është befasues

schedule11:38 - 10 Prill, 2020

schedule 11:38 - 10 Prill, 2020

Drejtuesi i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”, Alket Veliu në një lidhje më “ABC e mëngjesit” ka folur për gazetarin Enkel Demi për misionin që po realizojnë në këto ditë të vështira.

Veliu theksoi kanë qenë pranë familjeve të varfra për ti ardhur sadopak në ndihmë, por solidariteti i njerëzve për të dhënë kontributin e tyre sipas tij ishte befasues dhe kjo bëri që fondacioni të merrte përmasa më të mëdha.

“Si komunitet kemi vuajtur jo pak, kështu që nuk mund të harrojmë ato vuajtje që ka pësuar ky komunitet, dhe gjithmonë kemi qenë pranë njerëzve në ditë të vështira.

Ne filluam me pak ndihma, ku kishim informacion se disa familje që kishin nevojë, por jemi habitur nga varfëria e njerëzve që është edhe brenda në Tiranë.

Tashmë kemi krijuar një grup të rinjsh që çdo ditë shpërndajnë ndihma ushqimore. Ndihma kanë ardhur edhe nga thirrjet që ne kemi bërë biznesmenëve”, u shpeh Veliu.

Ju i shpërndani ndihmat, por mbuloni fytyrat e njerëzve dhe në një farë mënyre nuk diskriminohen?

Veliu: Rrjetet sociale mbeten i vetmi mjet që ne të komunikojmë me këta njerëz, por është e rëndësishme që të ruhet identiteti dhe fotografitë do të donim që të mos ekzistonin.

Më tej ai theksoi se në këtë mision po shihet që dita ditës ka shumë qytetarë që dëshirojnë të kontribuojnë në ndihma./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!