Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Praktikat për ekselentët/ Rama: Rreth 1600 të punësuar përmes programit! Projekti i “Garancisë Rinore”, një tjetër vlerë!

schedule11:26 - 4 Shkurt, 2026

schedule 11:26 - 4 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në eventin e organizuar për praktikat e punësimit për ekselentët.

Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se nga ky program i është dhënë mundësia 1600 personave që të punësohen. Më tej kryeministri ndau edhe një tjetër projekt që është projekti i “Garancisë Rinorë” që siç tha Rama ka për qëllim të ofrojë trajnime e mundësi konkrete për të rinjtë.

“Unë jam bërë besimtar i fortë e këtij programi. Ky program ka punësuar rreth 1600 persona në administratën e shtetit. Ajo që i bën këto numra më të rëndësishëm është se janë mbi 1600 burime që kanë kapacitetin potencial që të jenë nesër drejtuesit e departamenteve të drejtorive e kështu me radhë. Kjo ka qenë një urë e ngritur si fillim me Universitetin për t’u dhënë mundësi të rinjve mundësi”, tha ai, duke shtuar: “Kemi edhe një projekt të madh që është projekti i garancisë rinore që ka synim të identifikojë të rinjtë që kanë potencial por që nuk janë aktiv. Ka qëllim të ofrojë trajnime, mbështetje ekonomike të sigurojë mundësi konkrete”.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!