PR prezanton listën me 16 kandidatë në Fier, Mediu: Unë dua mundësinë për të konkuruar

schedule14:37 - 21 Janar, 2021

schedule 14:37 - 21 Janar, 2021

Ndërsa është në negociata me Lulzim Bashën, Fatmir Mediu vijon të prezantojë kandidatët e PR-së për deputetë.

Pas Tiranës dhe Shkodrës, Mediu prezantoi një listë të plotë prej 16 kandidatësh në Fier, ndërsa u shpreh mbi çfarë po ndodh mes PR-së dhe PD-së aktualisht, që nuk e kanë mbyllur një marrëveshje për të qenë në në koalicion për zgjedhjet e 25 prillit.

“Ka shumë sot që shtrojnë pyetjen; çfarë ka ndodhur ndërmjet nesh, Parti Republikane – Parti Demokratike? A po bëjmë Pazar? A po kërkojmë më shumë sesa na takojnë? Unë dua marrëdhënie të Partisë Republikane me Partinë Demokratike, në mënyrë që gjithë secili nga ju, qytetar i thjeshtë, republikan e demokrat, të ketë vlerë në zgjedhje,” ka thënë Mediu.

Gjatë këtyre ditëve kreu i republikanëve është shprehur se ai kërkon më shumë përfaqësim të Partisë Republikane në zgjedhje.

“Përsa i përket marrëdhënieve me Partine Demokratike per zgjedhjet e 25 Prillit Mediu tha se: Unë dua mundësinë për të konkurruar, për të kontribuar çdo republikan, në çdo qendër votimi, nga Vermoshi e deri në Konispol, të gjithë së bashku, demokratë dhe republikanë, për të fituar”, ka thënë ai ndër të tjera.

Qëllimi i përbashkët i PD dhe i PR-së, theksoi mes të tjerash Mediu para Aktivit të Fierit, është largimi nga pushteti i Edi Ramës, që sipas tij ka shkatërruar çdo institucion./abcnews.al