Pozitiv për Covid-19: Tentoi të kalonte kufirin në Kakavijë, procedohet dhe gjobitet 63-vjeçari

schedule14:00 - 30 Nëntor, 2020

schedule 14:00 - 30 Nëntor, 2020

Një 63-vjeçar në Gjirokastër është proceduar penalisht për moszbatimin e masave anti-Covid, të vëna nga qeveria në këtë kohë pandemie.

Njoftohet M. G, banues në fshatin Armen, Vlorë është ndaluar pasi u kap në Kakvijë me një dokument që tregonte se ishte pozitiv për Covid-19.

Testin ai e kishte bërë në një laborator, në një klinikë private. Gjithashtu, 63-vjeçarit i është vendosur edhe një gjobë me vlerë 700.000 lekë. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!