Rusia ka kërcënuar platformat e rrjeteve sociale me gjoba, që t’i fshijnë postimet të cilat inkurajojnin të rinjtë të dalin në protestat e organizuara nga opozita.
Sipas BBC, Facebooku, Twitteri, TikToku dhe platformat tjera kanë dështuar të përfillimin kërkesën e Qeverisë së Rusisë për të larguar postimet, është thënë nga autoritetet ruse.
Gjobat mund të jenë deri në 53 mijë dollarë, është thënë nga autoritetet.
Kujtojmë se në Rusi po organizohen protesta në mbështetje të liderit të opozitës Alexei Navalny, që është burgosur prej disa ditë. Dhjetramijëra morën pjesë në protesta masive, përkundër prezencës së madhe të forcave policore. Rrjetet sociale luajtën rol kyç për daljen e të rinjëve në rrugë./abcnews.al