Me ndryshimet revolucionare të kohës ka filluar të evoluojë dhe brendësia antikonformiste e shoqërisë së sotme njerëzore. Ndërgjegjësimi dhe ngritja e zërit ndaj padrejtësive ka bërë që gjithësecili të mos rehatohet më por të protestojë për ato ç’ka meriton dhe i mohohet.
Ky masivitet i zhvillimit të protestave ka bërë që përçimi i mesazhit në pankartat apo posterat shoqërues të arrijë në masa të larmishme kreativiteti, shpeshherë shpotitës e herë të tjera komike.
Për të manifestuar dhe mbështetur kauzat sa më pozitive të protestave, le të rikujtojmë disa nga posterat më të fuqishëm në histori.
1-HA! (1967)
Krijuar nga artisti Tomi Ungerer, ky poster i hartua gjatë luftës se Vietnamit. Ironizim ndaj tiranisë amerikane e cila i imponon “gëlltitjen” e Statujës së Lirisë qytetarëve vietnamezë.
2-Heshtja=Vdekje (1987)
Ky poster u hartua nga disa të rinj pjesë e komunitetit LGBT për të tërhequr vëmendjen ndaj përhapjes së Sidës brenda komunitetit. Pjesë ë imazhit është trekëndëshi ngjyrë rozë ne qendër, i cili dikur simbolizonte homoseksualët nëpër kampet naziste të përqëndrimit dhe më pas u adaptua nga ky komunitet si simbol krenarie.
3- Ne nuk do të heshtim! (2017)
Nëntorin e kaluar, agjensia e quajtur ThoughtMatter, hartoi posterin për Marshimin për të drejtat e grave e cila u zhvillua në janar të këtij viti. Kjo protestë paqësore u krijuar për të dalë në mbrojtje të të drejtave të grave pas deklaratave te presidentit amerikan Donald Trump.
4-Sulmi drejt njërit është sulmi ndaj të gjithëve! (1970)
Mbrojtës ndaj të drejtave të komunitetit Afro-Amerikan ky poster u krijuar nga bashkësia e “Panterës së Zezë”. Popullariteti i tij vazhdon akoma dhe sot për shkak të problemeve madhore dhe diskriminimit racial që komuniteti vazhdon të ketë.
5-Kapitalizmi i Errët! (1968)
E krijuar gjatë protestës së majit të vitit 1968 në Francë, ky poster është një goditje ndaj dorës së errët të kapitalizmit vendas e cila po ndëshkonte shoqërinë franceze. Protestat e shumta sollën përplasje më policinë vendase dhe sulme ndaj qeverisë./abcnews.al