Lideri i opozitës Lulzim Basha u gjend pranë njerëzve në nevojë këto ditë të vështira që po kalojnë sidomos banorët e Durrësit dhe Thumanës. Sakaq ai u kërkoi demokratëve të mos e përdorin ngjarjen e rëndë për politikë. Por, sapo janë përcjellë në banesën e fundit viktimat e termetit, Kryeministri i drejtoi një thirrje politike Lulzim Bashës. Ai shkruan në Twitter se duhet të ulemi në tryezë për të dëgjuar idetë dhe propozimet konkrete të opozitës, për të kapërcyer situatën e vështirë. Pyetja që shtrohet tashmë është: nëse do të shtrytëzohet gjendja e jashtëzakonshme për të bashkuar politikën që është ndarë prej shkurtit të këtij viti? Mbetet për tu parë përgjigja e Lulzim Bashës…
Deklarata e plotë e Kryeministrit në rrjetin social Twitter
U bëj apel forcave opozitare të ulemi pa humbur kohë në tryezë për të dëgjuar idetë dhe propozimet e tyre konkrete.Në këto rrethana të jashtëzakonshme duhet mbiprodhim energjish pozitive për fatkeqët që kanë humbur gjithçka e mbarë popullin që meriton përkujdesje psikologjike.
Lulzim Basha është koha e bashkimit konkret sepse vetëpërmbajtja në fjalor, sado e mirëseardhur është krejt e pamjaftueshme! Të ulemi për shqiptarët dhe t’u japim mesazhin e qetësisë, durimit, sigurisë se askush nuk do të jetë vetëm në këtë luftë për mbijetesë. Unë jam gati!
Për çdo gjë ka një kohë nën këtë qiell; një kohë me lind e një kohë me vdek; një kohë me i mledh e një kohë me i largu gurët;një kohë me rrëzu e një kohë me ngrit;një kohë me fitu e një kohë me humb;një kohë me u luftu e një kohë me u paqtu..Kjo është koha me u ftillu. Për Njerëzit
Për çdo gjë ka një kohë nën këtë qiell; një kohë me lind e një kohë me vdek; një kohë me i mledh e një kohë me i largu gurët;një kohë me rrëzu e një kohë me ngrit;një kohë me fitu e një kohë me hum;një kohë me u luftu e një kohë me u paqtu..Kjo është koha me u ftillu #PërNjerëzit
— Edi Rama (@ediramaal) November 30, 2019
/Abcnews.al