Ëndrrën kryesore ende nuk e ka realizuar. Kristiano Ronaldo dëshiron me gjithë shpirt të fitojë Kupën e Botës me Portugalinë e tij, dhe tashmë momenti është vendimtar dhe është i fundit për të.
Superylli portugez do ta nisë me këmbën e mbarë turneun e madh në Amerikën e Veriut, pasi kombëtarja “luzitane” fitoi miqësoren përmbyllëse, atë ndaj Nigerisë.
Ndeshja e luajtur në stadiumin e qytetit Leiria në Portugali përfundoi 2-1 për vendasit, të cilët luajtën shumë më mirë dhe e merituan.
Natyrisht, nuk mund të kishte dominim dhe triumf të thellë, edhe pse portugezët kanë një mesfushë të shkëlqyer.
Vetë Ronaldo nuk shënoi dot gol, madje humbi një rast të artë, ndërsa u la në fushë nga trajneri Roberto Martinez për 64 minuta.
Pedro Neto shënoi në 23’ për “luzitanët”, por Adams barazoi në 37’, dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Vendasit ia dolën me golin e shkëlqyer nga Fransisko Konseisao I Juventusit 15 minuta para fundit.
Në fushë për Portugalinë ishin Vitinja, Nevesh, Bruno Fernandes, Pedro Netë, Ronaldo si dhe mbrojtësi i Mançester Sitit, Ruben Dias, ndërsa u provuan edhe Nunjesh, Gonsalo Ramosh, Bernardo Silva, Kanselo apo Zhoao Feliks.
Portugezët janë në grupin K dhe do të luajnë ndaj Republikës Demokratike të Kongos, Uzbekistanit dhe Kolumbisë.
Me Ronaldon është fituar Kampionati Europian dhe dy herë Liga e Kombeve, por jo titulli botëror.


