Portugali, protesta nga ekstremi i djathtë “kundër islamizimit të Evropës”

schedule07:30 - 5 Shkurt, 2024

schedule 07:30 - 5 Shkurt, 2024

Një protestë e ekstremit të djathtë nën sloganin “kundër islamizimit të Evropës” u mbajt në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë, raporton Anadolu.

Një grup i ekstremit të djathtë që e quan veten “1143” organizoi demonstrata nën sloganin “Kundër islamizimit të Evropës”. Demonstruesit e mbledhur brohorisnin me parulla kundër muslimanëve, emigrantëve dhe islamizimit të Portugalisë dhe vendeve evropiane.

Pavarësisht ndalimit të gjykatës, në rrugët e Lisbonës u mbajt një protestë ku morën pjesë disa qindra njerëz.

Protesta u zhvillua me ftesë të grupit të ekstremit të djathtë “1143” nëpërmjet internetit.

Të tubuarit mbanin pankarta me mbishkrimet “Stop Islamit”, “Portugalia e portugezëve” dhe kënduan himnin kombëtar dhe brohoritën “Portugali, Portugali”.

Protesta u shoqërua nga një numër i madh i pjesëtarëve të policisë ndërsa disa kalimtarë thërrisnin “fashizëm kurrë më”.

Portugalia është një vend ku të krishterët janë shumicë. Sipas regjistrimit të vitit 2021, muslimanët përbëjnë rreth 0.4 për qind të popullsisë së përgjithshme të vendit. Vlerësimet tregojnë se rreth 65 mijë muslimanë jetojnë në vend.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!