Portreti i heroit të UÇK-së në “Guinness”, domethënia e veçantë që qëndron pas punimit

schedule08:16 - 17 Shkurt, 2021

schedule 08:16 - 17 Shkurt, 2021

Besart Gashi ka arritur të futet në librin e rekordeve “Guinness” pas një punimi të veçantë që ka realizuar për heroit të UÇK-së, Agim Ramadani. Tre milionë kapëse metali dhe 50 ditë punë i janë dashur artistit për realizimin e këtij punimi të veçantë, që ka hyrë në “Guinness” si punimi i parë i këtij lloji.

Në një lidhje me Skype në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ai u shpreh: Agim Ramadani ka dhënë jetën për lirinë e vendit, ka dhënë jetën për këtë ditë. Punën dhe artin tim e punoj vetëm për figura të ndryshme të kombit shqiptar, për heronjtë dhe dëshmorët e Kosovës.

Disa i punoj në dru ndërsa për atë me tela kam dashur me treguar gjembat që na kanë ndarë pabesisht mes kufijve shqiptarë. Portreti është 26 metra katrorë dhe më janë dashur 50 ditë për realizimin e tij.“, tha ai.

Më tej, ai tregoi se realizon punime dhe me gëzhoja të fishekëve, një vepër të tillë e ka realizuar për 20-vjetorin e rënies së Adem Jasharit ndërsa pritet të krijojë dhe një vepër që do të quhet “Vula e Pavarësisë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!