Portieri legjendar turk shërohet nga Koronavirus, sot ka lënë spitalin

schedule15:34 - 6 Prill, 2020

schedule 15:34 - 6 Prill, 2020

Ish-portieri legjendar turk, Rustu Recber, u diagnostikua pozitiv me Koronavirus pak ditë më parë dhe u shtrua menjëherë në spital. 46 vjeçari ishte nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve dhe sot, gruaja e tij ka dhënë lajmin e mirë.

Isil Recber, partnerja prej shumë vitesh e portierit Rustu, ka konfirmuar se ky i fundit ka lënë spitalin dhe është i shëruar plotësisht nga virusi famëkeq.

Rustu u shtrua në spital me datë 29 prill dhe pas një jave, u shërua plotësisht. Lajme të mira nga Turqia dhe shpresojmë që numri i të shëruarve, të shtohet edhe më shumë në këtë situatë të vështirë të krijuar në Europë dhe në të gjithë botën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!