Gjatë vizitës në Beograd, presidenti i Ukrainës nënvizoi se vendi i tij nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe për këtë i bëri thirrje Serbisë që të arrijë një kompromis. Nga ana tjetër, Vuçiç tha se shpreson që Kievi të zgjidhë mosmarrëveshjet me Moskën.
Përkundër faktit se Serbia është më e afërt me Rusinë se me Ukrainën, presidenti Petro Poroshenko ka arritur nga Kievi në Beograd. Gjatë vizitës u ka premtuar serbëve se nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës. Homologu serb, Aleksandër Vuçiç, i ka uruar që të gjitha problemet e këtij shteti edhe në konfliktet territoriale të zgjidhën me dialog.
Petro Porosenko, President i Ukrainës: “Dua të them qartë se e respektojmë dhe i japim rëndësi integritetit teritorial të Serbisë. Nuk e kemi njohur Kosovën dhe qëndrimi ynë është një zgjidhje e kompromisit duke respektuar interesat e Serbisë”.
Aleksandar Vuçiç, President i Serbisë: “Shpresojmë se problemet në Ukrainë të zgjidhen në paqe duke respektuar marrëveshjet e Minskut dhe e shohim OSBE si faktor për paqe. Presidenti Porosenko na ka uruar të arrijmë kompromis me shqiptarët duke theksuar se Ukraina ka qenë në anën e sovranitetit të Serbisë”.
Serbia kishte mbajtur qëndrim neutral sa i përket Ukrainës, por duke refuzuar që të ndjek masat e sanksioneve të Bashkimit Evropian për Moskën pavarësisht se kjo ishte përmendur si temë në shumë takime ndërkombëtare. /abcnews.al