Popullohet bregdeti në Vlorë, vizitorët nisin plazhin

schedule13:20 - 3 Mars, 2019

schedule 13:20 - 3 Mars, 2019

Në gjithë vijën bregdetare të vendit numri i vizitorëve është shtuar pasi dhe temperaturat janë të ngrohta. Në Vlorë këtë të dielë qytetarët kanë nisur plazhin.

Moti i ngrohtë dhe temperaturat e larta, rikthejnë vlonjatët dhe jo vetëm buzë bregdetit.  Një shëtitje në Lungomare, një kafe në lokalet e shumta, por edhe një foto është ajo çfarë kanë preferuar këtë të diel neë Vlorë. Nuk mungojnë edhe ata më të guximishit. Kanë preferuar të futen në det pavarësisht ujit të ftohtë.

Një fundjavë ndryshe në Vlorë, duke ju falur mbi të gjitha faktit se dhe moti i ngrohtë me diell i ka ndihmuar të kalojnë një të dielë ndryshe. Deti është dashuri për vlonjatët dhe natyrisht një ditë e tillë nuk mund të kalohet ndryshe, veç  buzë tij.

Për banorët apo të ardhurit nga rrethet e tjera kjo e dielë e ngrohtë është një ditë e bukur në bregdetin Jon. Ata thjesht kërkojnë të ketë aktivitete më shumë sesa një kafe apo shëtitje.

“Një xhiro me familjen, kohë e bukur, deti, jodi largon stresin dhe del nga monotonia e javës. Jemi të lidhur me detin”.

“Kemi nxjerrë kalamajtë, kohë e bukur”.

“Bashkia duhet të jetë e përgatitur për ca gjëra, herë pas herë të ketë grupe artistike, spontane edhe labçe”.

Jo vetëm në Vlorë, por në të gjithë bregdetin e vendit vizitorë të shumteë po kalojnë fundjavën në zonat turistike. Duket se tashmë me largimin e ditëve të ftohta sezoni turistik ka nisur pavarësisht se jo zyrtarisht. /abcnews.al

Gazetar i ABC News, Vlorë: Elton Nika

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!