“Populli nuk ka bukë të hajë, artistët kërkojnë të drejtat!” Kamela Islamaj: Si e kalova karantinën

schedule20:01 - 24 Korrik, 2020

schedule 20:01 - 24 Korrik, 2020

Gjatë pjesës së parë e ftuar në Friendzone ishte këngëtarja e mirënjohur, Kamela Islami.

Kamela ka folur rreth periudhës së karantinës duke zbuluar se ka punuar shtatë këngë të reja të cilat priten të vijnë shumë shpejt.

Këngët do jenë me tematika kryesisht sociale dhe dashurie. Kamela gjithashtu ka dhënë opinionin e saj mbi vendimin e qeverisë për mbyllje të bareve.

Ajo ka thënë se është e indinjuar dhe se secili nga ne duhet të mendojë së pari për veten.

“Tre muajt e parë nuk e ndjeva shumë periudhën e karantinës. Por tani me fillimin e verës nuk po e përjetoj shumë mirë. Unë jam kundra ligjeve të reja që po vendosen. Secili nga duhet të mbajë përgjegjësitë e tij. Duke respektuar rregullat e masat e vendosura. U indinjova nga vendimi i marrë. Por ndërkohë ka edhe komente të çuditshme në rrjetet sociale si , “populli nuk ka bukë të hajë , këta artistët çohen dhe kërkojnë të drejtat! Por ne si ushqehemi , apo nuk ka problem. Në fakt janë shumë të paktët artistët që fitojnë shuma marramendëse. Ndërkohë ndjehemi si të lënë pas dorë”, u shpreh këngëtarja.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!