“Populli i Kosovës s’do ju harrojë kurrë”, publikohet fotografia e Bob Dole me flamurin kuq e zi

schedule22:03 - 5 Dhjetor, 2021

schedule 22:03 - 5 Dhjetor, 2021

Ish-senatori amerikan, Bob Dole, miku i madh i Kosovës, ka ndërruar jetë sot në mëngjes në moshën 98-vjeçare, teksa ishte në gjumë. Ai njihej si një mik i hershëm i shqiptarëve.

Kjo dëshmohet edhe në një fotografi bardhezi ku shfaqet edhe Dole me flamurin kuq e zi në duar. Fotografia u publikua nga redaktori i gazetës shqiptare në New York “Illyria”, Ruben Avxhiu në Twitter.

“U prehsh në paqe, ju jeni një patriot i mrekullueshëm amerikan”, shkroi Avxhiu. “Shqiptaro-amerikanët nuk do t’iu harrojnë kurrë juve. Njerëzit e Kosovës nuk do t’iu harrojnë kurrë”, shtoi ai. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!