Blerta Tafani, Entela Binjaku dhe Anaida Kaloti këtë të enjte ishin të pranishëm në programin ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi ku diskutuan mbi pjesën post-zgjedhje në vendin tonë. Harta e Shqipërisë me dy ngjyrat vjollce dhe blu, e cila bëri xhiron e rrjetit, u komentua nga të pranishmit. Entela Binjaku tha se ka ardhur momenti që duhet ta kalojmë këtë temë sepse harta është e turpshme.
“Nuk e di se kush e konceptoi dhe kush e ideoi edhe për ta ndarë me të tjerë. Mendoj që duhet ta kalojmë këtë temë, sepse vërtet ajo hartë është e turpshme dhe e rrezikshme njëkohësisht”.
Ndërkohë Blerta Tafani shtoi se ne veri ka simpatizantë të majtë sikurse ka në jug simpatizantë të djathtë.
“Ajo harta duhej injoruar dhe ne duhet të mësojmë të pranojmë mendimin kundër. Është anormale që të ndahet harta ashtu në dy pjesë, se aq më tepër që po ti numëroje, për shkak të numrit të votuesve ka më shumë votues të partisë Demokratike në jug, pavarësisht formulës dhe votues të zjarrtë të së majtës në veri”.
Nga ana tjetër Anaidi theksoi se harta që gjerësisht gjendet në median sociale nuk e shqetëson aspak pasi është si ato rastet që do harrohet pas 3 ditësh.
“Mua më duket si një nga këto gjërat që shqiptarët do e harrojnë pas 3 ditësh. Nuk do të na ndajë, apo të na krijojë impakt. Ato që ngrinden nëpër komente janë ato që kanë kohë”. Me shaka Anaidi shtoi se harta e vërtetë e mandateve është aq e bukur, sikur ta kishte pikturuar Rama./abcnews.al