Pompeo: T’i jepet fund dhunës në Bjellorusi

schedule10:11 - 3 Shtator, 2020

schedule 10:11 - 3 Shtator, 2020

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kërkojnë nga qeveria bjelloruse që t’i japë fund protestave opozitare, të cilat janë rezultat i zgjedhjeve  të 9 gushtit.

Duke folur në një konferencë për mediat, Pompeo ka deklaruar se SHBA-ja, në konsultim me partnerët e tjerë transatlantikë, është duke shqyrtuar vendosjen e sanksioneve ndaj çdokujt që është përfshirë në abuzimin e të drejtave të njeriut në Bjellorusi.

Mijëra persona kanë protestuar gjatë ditëve të fundit për rezultatet “e manipuluara” zgjedhore, në të cilat Lukashenko ka fituar 80 për qind të votave. Protestuesit kërkojnë që 66-vjeçari të largohet nga pushteti, të lirojë të gjithë të burgosurit, si dhe të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të drejta.

Shumë shtete në botë kanë kundërshtuar rezultatet zgjedhore në Bjellorusi dhe kanë kritikuar shtypjen e protestave nga ana e Lukashenkas. s.b/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!