Polonia raporton 25% e rasteve të Covid me variantin britanik

schedule16:19 - 5 Mars, 2021

schedule 16:19 - 5 Mars, 2021

Varianti britanik i koronavirusit, është përhapur me ritme të shpejta edhe në Poloni.

Ministri i Shëndetësisë në Poloni, Adam Niedzielski në një konferencë për shtyp tha se në fillimit janar varianti britanik ishte rreth 5%, ndërsa në 21 ditët e fundit ka shënuar një rritje në thuajse 25%.

Niedzielski gjithashtu paralajmëroi se javën e ardhshme pritet që numri i rasteve ditore të rritet , ndërsa bëri apel që qytetarët të respektojnë masat e vendosura.

/abcnews.al/