Polonia njofton rrjedhje në tubacionin që transporton naftë nga Rusia në Evropë

schedule08:49 - 12 Tetor, 2022

schedule 08:49 - 12 Tetor, 2022

Operatori polak i tubacionit Pern njoftoi sot rrjedhje në një linjë të tubacionit Druzhba, i cili transporton naftë nga Rusia në Evropë.

Kompania njoftoi se për momentin nuk dihet shkaku i rrjedhjes. Rrjedhja është zbuluar në një pjesë të tubit rreth 70 km nga qyteti qendror polak Plock, shkrua The Guardian. 

Linja e dytë e gazsjellësit dhe elementët e tjerë të infrastrukturës së Pernit po funksionojnë normalisht, tha Pern.

“I gjithë stafi i PERN-it, teknikë, mbikëqyrës, zjarrfikës, ambientalistë, punojnë në bazë të planeve që janë hartuar për incidente të tilla”, thuhet në fund të njoftimit të kompanisë.
Kjo rrjedhje vjen menjëherë pas rrjedhjes në tubacionin e gazit natyror Nord Stream, që dyshohet se është sabotim, megjithatë askush nuk ka deklaruar zyrtarisht se kush qëndron pas rrjedhjeve./abcnews.al/