Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Politika nuk bëhet me dhunë”/ Mahmutaj: Një protestë e dhunshme është e dështuar që në fillim. Berisha, një hipokrit

schedule10:14 - 6 Nëntor, 2026

schedule 10:14 - 6 Nëntor, 2026

Gazetari Fatos Mahmutaj deklaroi në “Ora e Fundit” në ABC News se ndërhyrja dhe dhuna e orkestruar nga Sali Berisha në protesta i ka bërë shërbim mazhorancës, duke larguar qytetarët e revoltuar dhe studentët. Sipas tij, tentativa e Berishës për të marrë kreun e çdo revolte bëhet thjesht për halle personale dhe presion mbi drejtësinë.Mahmutaj theksoi se politika reale nuk bëhet me dhunë e akte rrugaçërie, por në parlament dhe me votë, duke shtuar se Berisha hyn i dështuar në çdo nismë të tillë.

“Berisha, duke qenë që është hipokrit dhe duke qenë që është një njeri që nuk prodhon dot politikë, zgjedh zhurmën. Kur është në pushtet sillet si bajraktar, si feudal, ndërkohë kur është në opozitë sillet si zhurmues. Kaq, sepse s’di të bëjë gjë tjetër. Atij do t’i mblidhen aq sa ai do të paguajë, njerëz të cilët kanë të njëjtin hall si Berisha përballë drejtësisë. Halli i përbashkët i bashkon këta njerëz përpara kryeministrisë thjesht për të thënë që ‘jemi gjallë’ dhe për të bërë presion e shantazh mbi drejtësinë.

Një protestë e dhunshme është e dështuar që në fillim, se nuk të çon asgjëkundi, të çon drejt dështimit absolut. Berisha ka për të treguar dështim absolut sado të përpiqet të blejë, të paguajë, të thërrasë mercenarë apo njerëz të dhunës, le t’i armatosë tek Partia Demokratike, t’i nxjerrë në rrugë dhe pastaj t’u dalë për zot. Politika nuk bëhet me dhunë, politika bëhet në parlament, bëhet me elektorat dhe bëhet me votë. Jemi shtatë muaj përpara zgjedhjeve dhe Berisha po përpiqet të kapë kohën e humbur, por koha e humbur nuk kapet as me dhunë, as me mercenarë, as me njerëz të paguar dhe as duke hedhur sheqer në protestë”, tha Mahmutaj.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!