Politika në Kosovë e BE përshëndet votimin e komitetit të PE për vizat

schedule13:27 - 30 Gusht, 2018

schedule 13:27 - 30 Gusht, 2018

Votimi pro liberalizimit të vizave në Komitetin e Parlamentit Evropioan është përshëndetur nga liderë të shumtë si të Kosovës ashtu dhe të BE-së. Ata nënvizojnë se më këtë hap, vendi është më afër Evropës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mirëpritur vendimin e Komitetit të Parlamentin Evropian pro liberalizimit të vizave për kosovarët. “Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme në Parlamentin Evropian, sot ka marrë një vendim tepër të drejtë, duke votuar pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, shkruan ai në facebook.

“Çdoherë e më shumë po i afrohemi vendimit final, të pritur prej shumë kohësh, që t’u hiqet çdo pengesë e lëvizjes së lirë edhe qytetarëve tanë në zonën Shengen”, vijon kreu i shtetit.

Edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka zgjedhur rrejtin social facebook për të reaguar lidhur me këtë zhvillim.

“Kosova ka bërë punë të madhe, veçanërisht në fuqizimin e sundimit të ligjit, andaj është e sigurt se do të përmbyllet me sukses i tërë procesi, duke u mundësuar qytetarëve tanë të lëvizin lirshëm në vendet e BE-së”, nënvizon shefi i qeverisë.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli shprehet shumë optimist për vendimin dhe njofton se brenda këtij viti qytetarët do të mund të lëvizin lirshëm në zonën Shengen. “Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe ne presim që brenda këtij viti qytetarët tanë të lëvizin pa viza në Zonën Schengen”, shkruan ai në facebook.

Votimi i Komisionit të Parlamentit Europian për Liberalizimin e Vizave me Kosovën është përshëndetur edhe nga KOmisioneri Europian për Zgjerim, Johannes Hahn. “Tani i takon Këshillit të BE-së që të vendosë. Shpreson për vendim sa më të shpejtë dhe shumë të merituar në favor të liberalizimit”, shkruan ai në tuiter. Gjithashtu për votimin ka reaguar edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon. Ajo thekson se votimi I fundit është një hap i rëndësishëm që e sjellë Kosovën më afër Evropës dhe thyen izolimin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!