Lisjan Perolli nga Partia Socialdemokrate (PSD), ka deklaruar se qeveria është nxitëse e konfliktit në Veri. Në një lidhje me Skype për “Ballkan Update”, ai ka thënë se tensioni dhe konflikti janë formë operimi e kryeministrit Albin Kurti.
“Ne e kemi vërejtur për gjatë gjithë vitit të kaluar ka pasur tensione dhe kemi mësuar prej këtij pushteti që tensioni dhe konflikti janë formë operimi. Vetëm me presion ndërkombëtar ato janë shuar. Nga të dyja anët po nxitet konflikti, si nga ana e Serbisë që e kemi parë me rastin e Banjkës, si pasojë kjo është një lloj lufte të hapur”.
Më tej, Perolli ka theksuar se politika e Kurtit e vetmja që gjë ka sjellë është tensionim i marrëdhënieve me ndërkombëtarët.
“Këtu mund t’i kemi dy përgjigje. E para është tendenca ideologjike e partisë në pushtet, e cila e shet veten si në krye të një misioni historik, pa të cilin Kosova nuk bëhet dhe në krye të këtij misioni është Kurti. Këto terma që po përdor janë terma të monçëm, markist-leninist. Ne si parti e kemi parë dhe na janë dukur vërtetë të pavend. Në momentin që do të zgjidhen kryetarët e rinj, ata flamura që janë do të hiqen. E dyta, në asnjë vend të botës, nuk ka asnjë kryetar që e merr ligjimitetin me 1% të votës. Pyetja që ne duhet të shtrojmë gjatë gjithë kohës, është: Çfarë fitoi Kosova? Ne kemi pasur kryetar komune që është mbyllur si në burg sepse nuk ka mundur dot të dalin që atje.
Mbyllja e kryetarëve ka sjellë diçka. Krejt ç’ka fitoi Kosova është sanksionimi me ndërkombëtarët. E dyta, çfarë fitoi Kosova me situatën në veri? E vetmja, arsye pse mund ta imagjinosh se Kurti ka këtë tensionim, është se ai ka pranuar asociacionin, por nuk po mundet ta shes në publikë”./abcnews.al