Policia: Të pavërteta deklaratat e PD/ Xhemal Gjunkshi denoncoi se po shpërndaheshin para në kërkim të votës

schedule11:43 - 11 Maj, 2025

schedule 11:43 - 11 Maj, 2025

Policia ka verifikuara deklaratat dhe pretendimet e kandidatit të PD, Xhemal Gjunkshi, i cili ka pretenduar ditën e djeshme se në fshatin Pilafe, njësia Administrative Tomin, kishte ndaluar një person, që dyshohej se shpërndante para në këmbim të votave.

Policia pas kallëzimit të Xhemal Gjunkshit policia ka shkuar në terren dhe nga verifikimet e kryera ka rezultuar këto pretendime janë të pavërteta.

“Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorëve, ka bërë këqyrjen e këtyre automjeteve ku nuk është konstatuar asgjë me interes për hetimin.  Në vijim të dyshimeve për automjete që shpërndanin vlera monetare, shtetasi E.M., dhe A.H(Gj), i janë vënë në ndjekje një automjeti tjetër që drejtohej nga shtetasi I.Sh., nga ku është dëmtuar automjeti i shtetasit E.M.

Gjithashtu, shtetasi Xh.Gj., ka shprehur pretendimin se ka  qenë dhe punonjësi i policisë, shtetasi E.Gj (i ati i kandidatit për deputet të subjektit politik Partia Socialiste shtetasi D.Gj) që po përpiqej të shpërndante para në shkëmbim të votës dhe pasi janë vënë në ndjekje simpatizantët e subjektit politik të Partisë Demokratike, ai është larguar dhe ka qëlluar në ajër me armë zjarri”, njofton policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!