Policia “rrethon” Vlorën, kontrolle në hyrje dhe në dalje të qytetit

schedule20:32 - 24 Shtator, 2022

schedule 20:32 - 24 Shtator, 2022

VLORË – Policia e Vlorës mbrëmjen e sotme ka ngritur dosa pika kontrolli në hyrje dalje të qytetit.

Mobilizimi i policisë me kontrolle të shpeshta ndodh prej disa ditësh në qytetin bregdetar të Vlorës. Burime për ABC bëjnë të ditur se kryesisht po kryhen kontrolle për makinat me xhama të zinj dhe për persona që janë në kërkim apo lëvizin me armë zjarri.

Deri më tani nuk ka informacione nëse ka persona të ndaluar. /abcnews.al/