Policia nuk lejon pronarët e guroreve të nisin punën në Novajt

schedule21:30 - 12 Gusht, 2019

schedule 21:30 - 12 Gusht, 2019

Policia e Beratit nuk ka lejuar pronarët e firmave gurore të nisin punën në zonën e Novajt të Skraparit, edhe pas vendimit të Gjykatës Administrative, e cila lejoi rinisjen e gërmimeve për nxjerrjen e gurit dekorativ. Uniformat blu bllokuan kampionet e firmave në aksin Novaj-Tomorr, çka solli edhe përplasje verbale mes tyre dhe pronarëve. Një javë më pare, policia deklaroi nëpërmjet juristit të saj se, firmat do të lejohen të punojnë në zonën e Novajt, menjëherë pasi ky institucion të njihej zyrtarisht me vendimin e Gjykatës Administrative. Por, edhe pas publikimit të këtij vendimi, duket se qeveria nuk do të lejojë fillimin e punimeve në këtë zonë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!