Këtë të hënë media të ndryshme kanë raportuar se forcat paqeruajtëse të NATOS në kosovës, KFOR, kanë penguar Njësinë Speciale të Kosovës të vendoset në Leposaviq. Një nga katër komunat e veriut që banohet nga shumica serbe dhe ka qenë në tension gjatë ditëve të fundit. Megjithatë një gjë te tillë vete policia e Kosovës e mohoi.
Ndërkohë, nga ana tjetër, është arrestuar një tjerët serb në veri të Kosovës, nën akuzat që ka sulmuar gazetarët. Përmes një postimin në facebook, policia sqaroi se i dyshuari do të përballet me drejtësinë për sulmin e kryer ndaj medias në Leposaviq.
“Arrestimi i tij është kryer si rezultat i hetimeve intensive dhe i sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj mediave/gazetarëve me datë 16 qershor 2023”. Thuhet në deklaratën zyrtare të autoriteteve policore.
Ky është serbi i tretë që arrestohet për sulmet ndaj gazetarëve në veri të Kosovës.
I dyshuar i parë u krye me 16 maj për sulm ndaj gazetarëve në Leposaviq. Ishte vetë ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili njoftoi
se Nemanja Vllashkoviç do të përballet me drejtësinë për sulmin e kryer ndaj gazetarëve në Leposaviç më 29 maj.
Një ditë më pas, ministri i brendshëm tha se në pikëkalimin kuftiar në Jarinjë – që lidh Kosovën me Serbinë – u arrestua i dyshuari i dytë për sulme ndaj gazetareve Dalibor Spasiç.
Që nga nisja e tensioneve në komunat në veri, të banuara me shumicë serbe, janë regjistruar 30 sulme ndaj medias.
Tensionet në veri të Kosovës janë rritur qysh më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, me asistimin e Policisë së Kosovës, kanë hyrë në ndërtesat komunale.