Hyrja në fuqi e ndryshimeve në Kodin Penal që dënon edhe ata që zenë rrugët ka bërë që policia të shoqërojë në ambientet e saj dy persona, ndërsa janë shpallur në kërkim katër të tjerë.
Lajmi është publikuar nga Partia Demokratike, e cila ka shpërndatrë gjithashtu edhe pamje të momentit të shoqërimit.
“Banorët e Unazës së Re njoftuan se janë shoqëruar ne polici disa nga zërat kryesore të protestës. Edhe në këto momente policia është atje, ndërsa gratë po mblidhen tek vendi i protestës”, njofton PD.
Ndërhyrja e policisë vjen pas hyrjes ne fuqi të ndryshimeve në Kodin Penal që ashpërson dënimet për ata që bllokojnë rrugët.
Sipas ndryshimeve, vënia e pengesave ose ndalimi i qarkullimit te mjeteve te transportit automobilistik, hekurudhor, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. /abcnews.al