Kontrollet e befasishme në lagjen Guerile të Shkodrës kanë çuar në zbulimin e armëmbajtjes pa leje nga disa të rinj që kanë duke qarkulluar me një automjet tip Benz.
Policia njofton se mbrëmjen e djeshme është konstatuar për kontroll mjeti në fjalë që drejtohej pa patentë nga F. M., 17 vjeç.
Gjatë kontrollit në sediljen e automjetit është konstatuar një armë zjarri kallashnikov. Nga verifikimet ka rezultuar se arma i përkiste pasagjerit Sinan Gjorretaj, 19 vjeç i cili është arrestuar për armëmbajtje pa leje.
Nën hetim janë vënë edhe dy vëllezër G. K., 19 vjeç e G. K., 15 vjeç, pasagjerë në mjet, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
Materialet procedurale i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme. m.v/abcnews.al