“Policia mos guxojë të bëjë militantin”, Bylykbashi: Qeveria kujdestare garanton neutralitet

schedule19:33 - 13 Shkurt, 2020

schedule 19:33 - 13 Shkurt, 2020

I ftuar në “Mbrëmje në Abc” me Mirela Milorin, ish-deputeti i partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka folur për propozimin e bërë nga PD për krijimin e një qeverie kujdestare.

Ai u shpreh se qëllimi i një qeverie kur vijnë zgjedhjet është të garantojë neutralitet, ndërsa theksoi se të gjithë qytetarët të kenë mundësi të votojnë partitë që duan.

“Duhet qeveri me integritet moral që të respektojë të drejtat. Rama është gati të shkelë çdo lloj statdardi që të qëndrojë kryeministër. Synohet mbajtja nën kontroll e Policisë së Shtetit, mos guxojë policia të bëjë as militantin as mburojën për kriminelët që mbledhin vota.  Ky propozim trajton vetëm këtë pjesë, qasja është më globale. Kemi presion mbi zgjedhësit në administratën publike, pra punonjësit e administratës (zgjedhësit) nuk duhet të kërcënohen. Kërkojmë një qeveri kujdestare që të garantojnë neutralitetin”, tha Bylykbashi.

Më tej ai theksoi se propozimi do të jetë derisa Shqipëria të hyjë në BE, dhe në këtë periudhë tranzitore të ketë qeveri kujdestare.

“Pavarësisht ngjyrave politike qeveria është kujdestare 100 ditë para zgjedhjeve. Çështja është kriteri moral. Parimi mbi të cilën kjo lloj qeveri dhe objektivi që ka: neutraliteti në zbatim të ligjit dhe qeveria të mos prishë procesin zgjedhor duke ushtruar presion”, u shpreh ai.

PS ka reaguar duke u shprehur se nuk ekziston mundësia për krijimin e një qeverie tranzitore?

Bylykbashi: Nuk prisja tjetër reagim. Këtë duhet t’ja lëmë procesit politik.

A do të ketë rezultat pozitiv?

Bylykbashi: Kemi mundësinë të bëjmë një qeveri kujdestare që në 300 ditë garanton zgjedhjet dhe  më pas i hapet loja politikës. Propozimi ynë ishte i qartë.

Besoni që PS mund ta pranojë deri në fund?

Bylykbashi: Nuk meremi me spekulime  e themi shumë thejshtë që një minsittër i brendhëm i qeverisë kujdestare ndryshon drejtoein e policisë.

Ka takime joformale që nuk i njeh publiku?

Bylykbashi: Jo nuk ka.

Sa i i përket qëndrimit të ndërkombëtarëve Bylykbashi u shpreh se për sa kohë që propozimet janë në standardin e BE edhe ndërkombëtarët  duhet ta mbështesin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!