Policia kufitare kroate qëllon me armë kundër emigrantëve

schedule12:06 - 18 Nëntor, 2019

schedule 12:06 - 18 Nëntor, 2019

Policia kufitare në Kroaci ka qëlluar me armë zjarri ndaj një grupi emigrantësh, të cilët po përpiqeshin të kalonin kufirin për në Slloveni. Një emigrant ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Kërkesa e fundit për t’u ndalur u shoqërua dhe me të shtëna armësh. Një grup emigrantësh po përpiqej të kalonte kufirin mes Kroacisë dhe Sllovenisë, në rrugën e tyre për në Europë, por policia kufitare kroate ka qëlluar me armë zjarri ndaj tyre, duke plagosur nëj person i cili tashmë është në gjendje kritike për jetën.

Ministri i brendshëm kroat, Davor Bozinovic komentoi ngjarjen duke deklaruar se grupi po përpiqej të kalonte në Slloveni por nuk dha një informacion për numrin e saktë të emigrantëve apo për origjinën e ture.

Ajo që dihet është se kjo është një nga pikat më të shkelura për emigrantët të cilët vijnë nga vendet e lindjes së mesme dhe Azisë qendrore, në përpjekje për të shkuar në qytetet më të pasura të Bashkimit Europian.

Ata mundohen të kalojnë një kujfi shumë të ndjeshëm për shtetin kroat, ende jo i përfshirë në zonën shengen të bashkimit europian. Këtu emigrantët përpiqen të arrijnë vendet kufitare europiane dhe përballen me policinë kufitare.

Minsitri i brendshëm kroat premtoi se autoritetet po hetonin për ngjarjen.

Një mjek i spitalit ku është operuar emigranti i plagosur u shpreh për agjencinë e lajmeve Reuters se ai ishte qëlluar mes kraharorit dhe stomakut, dhe pavarësisht ndërhyrjes është ende në rrezik për jetën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!