Policia jep detajet e vrasjes së biznesmenit Bujar Lika në Laç

schedule23:57 - 30 Maj, 2020

schedule 23:57 - 30 Maj, 2020

Policia ka zbardhur detajet e vrasjes së biznesmenit Bujar Lika dhe dy të plagosurve në Laç.

Blutë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në orën 22:17 në ambientet e jashtme të një hoteli në autostradën Mamurras-Lezhë, në fshatin Gjormë ku është qëlluar me armë ndaj biznesmenit Bujar Lika.

Nga të shtënat ai ka mbetur i vdekur, ndërsa janë plagosur Paulin Gjergji 53 vjeç dhe Kreshnuk Tusha, 21 vjeç.

Të dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe janë nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë

Në datë 30.05.2020, rreth orës 22:17, në autostradën Mamurras-Lezhë, në fshatin Gjormë, Kurbin, në ambjentin e jashtëm të një hoteli, në rrethana ende të paqarta ka mbetur i vrarë me armë zjarri shtetasi B.H.,37 vjeç dhe janë plagosur shtetasit P.Gj.,53 vjeç dhe K.T., 21 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisatiatit të Policisë Kurbin dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

Për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë nga Drejtoria për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale, specialistë të DVP Lezhë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gyqësor Kurbin, vijon puna për administrimin e çdo provë të vlefshme që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes.

Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar edhe dy grupe të FNSH-së Shkodër dhe vijon krehja e zonës dhe shoqërimi i personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen.