Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Policia jep detaje për kalimin e Gruevskit nga Shqipëria

schedule18:29 - 15 Nëntor, 2018

schedule 18:29 - 15 Nëntor, 2018

Policia e Shtetit konfirmon se ish-kryeministri maqedonas Nikola Gruevski ka kaluar kufirin për të dalë nga Shqipëria me një makinë të ambasadës hungareze në Tiranë. Sipas një informacioni zyrtar të bërë publik nga Policia e Shtetit, Departamenti i Kufirit dhe Migracionit, duke iu përgjigjur interesimit të medias në lidhje me hyrjen dhe daljen nga territori i Shqipërisë të Nikola Gruevskit, sqaron se: Ish- kreu i ekzekutivit maqedonas, me datë 11 Nëntor 2018, rreth ores 19:11, ka dalë nga territori i Shqipërisë, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit në drejtim të Malit të Zi.

Sipas policisë ai ka qenë pasagjer në automjetin me targë CD 1013 A, në pronësi të ambasadës hungareze në Tiranë. Policia sqaron se në datën 11 Nëntor 2018 për shtetasin Nikola Gruevski nuk ka patur asnjë njoftim në kufi apo shpallje si person në kërkim. Vetëm dy ditë më vonë, Interpol Shkupi në datë 13 Nëntor, rreth orës 19.35 i ka dërguar Interpol Tiranës njoftimin për shpallje në kërkim ndërkombëtar për ish-kryeministrin maqedonas të dënuar me 2 vjet heqje lirie për shpërdorim detyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!