Policia italiane vë në pranga 6 shqiptarë brenda 1 dite

schedule12:00 - 1 Nëntor, 2019

schedule 12:00 - 1 Nëntor, 2019

Sërish shtetas shqiptarë të arrestuar në Itali, dhe akuza është po e njëjta: trafik ndërkombëtar droge. Vetëm të enjten policia italiane ka vënë në pranga 6 shtetas shqiptarë në operacione të ndryshme anti drogë.

Policia italiane në Bari ka arrestuar një shtetas shqiptar dhe dy italianë, të akuzuar se janë pjesë e grupi kriminal i cili merret me trafikun ndërkombëtar të drogës. Hetimet nisën pas arrestimit në 27 shtator 2017 të një 66 vjecari i cili kishte me vete një sasi të konsiderueshme heroine, dhe sapo kishte mbërritur në Bari i nisur me traget nga Durrësi.

Hetimet e mëtejshme zbuluan një organizatë ndërkombëtare që përdorte korrierë jot ë dyshimtë për të transportuar heroinë dhe marijuanë nga Shqipëria në Itali. Gjatë arrestimit u sekuestruan sasi të konsiderueshme droge, që do u dorëzoheshin grupeve kriminale kalabreze dhe siciliane.

Nëse droga e sekuestruar do të hidhej në treg ajo do të kishte vlerën e 4 milion eurove. Hetimi zbuloi dhe lidhjen e grupit me një organizatë kriminale që kishte kontakte me Ndragetën, dhe blinbte heroinë duke dhënë në shkëmbim kokainë.

Ndërkohë shtatë kile marijuanë dhe 200 gramë kokainë cuan në arrestimin e dy shtetasve shqiptarë banues në Rekanati të Italisë. Një shqiptar i tretë u arrestua nga Policia në Ankona, dhe ai banues në zonë, gjatë arrestimit iu gjet një sasi e konsiderueshme marijuane.

Shqiptarët monitoroheshin prej kohësh nga policia pasi dyshoheshin se shpërndanin drogë në zonë.

Kokaina e sekuestruar, në formë kristali, në treg kap vlerën e 8 mijë eurove. 40 vjecari shqiptar i arrestuar në Ankona nuk ka pranuar të tregojë se ku e ka gjetur kokainën dhe ku do e shiste. Me vete ai kishte dhe 700 euro cash.

Një shqiptar tjetër është arrestuar në trenin Venecia – Bari, pasi në cantën e shpinës iu gjetën 90 mijë euro. Ai ishte denoncuar disa herë për krime në lidhje me shitjen e drogës. Pasi nuk mundi të konfirmojë origjinën e shumës së parave që kishte me vete, 90 mijë eurot u sekuestruan nga policia.

Në një hotel në Verçeli është arrestuar një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim. Në momentin e arrestimit ai ishte i shoqëruar me një grua. Ai ishte arrestuar dhe më parë nga policia Italiane pasi akuzohej për grabitje dhe rrëmbim personi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!