Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Policia italiane pajiset me Lamborghini të ri, me 920 kuaj fuqi

schedule20:36 - 10 Shtator, 2026

schedule 20:36 - 10 Shtator, 2026

Policia Italiane ka shtuar në flotën e saj një Lamborghini Temerario me 920 kuaj fuqi, por jo për ndjekje spektakolare në autostrada. Supermakina do të përdoret për misione me rëndësi të veçantë, kryesisht për transportin urgjent të organeve për transplant dhe materialeve mjekësore.

Automjeti u prezantua në selinë e Lamborghini-t në prani të ministrit të Brendshëm të Italisë, Matteo Piantedosi, dhe drejtuesve të kompanisë.

Bashkëpunimi mes Lamborghini-t dhe Policisë Italiane ka nisur në vitin 2004, kur modeli Gallardo iu bashkua flotës. Që atëherë, policia ka përdorur supermakinat e markës italiane për transportin e shpejtë të organeve, një mision ku çdo minutë mund të jetë vendimtar.

Gjatë më shumë se dy dekadave, Policia Italiane ka pasur gjithsej gjashtë modele Lamborghini, mes tyre Gallardo, Gallardo LP 560-4, disa Huracan dhe Urus Performante. Sipas kompanisë, këto automjete kanë realizuar mbi 200 transporte organesh në të gjithë Italinë dhe janë angazhuar në më shumë se 1.500 operacione për sigurinë rrugore.

Temerario është Lamborghini më i fuqishëm që i është dorëzuar ndonjëherë policisë. Ai është i pajisur me një motor 4.0 litra V8 twin-turbo dhe tre motorë elektrikë, që së bashku zhvillojnë 920 kuaj fuqi.

Falë këtyre performancave, supermakina mund të transportojë organet për transplant ose pajisjet mjekësore në kohën më të shkurtër të mundshme, duke rritur shanset për të shpëtuar jetë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!