Policia indiane detyron 10 turistë të shkruajnë 500 herë “Më fal” pasi shkelën rregullat e karantinimit

schedule12:10 - 13 Prill, 2020

schedule 12:10 - 13 Prill, 2020

Dhjetë të huaj, të cilët i kanë thyer rregullat e izolimit në një qytet të Indisë, u detyruan nga policia e këtij vendi që t’i shkruajnë 500 herë fjalët “Më vjen keq që shkela rregullat”.

India ka vendosur

 

masa të gjera të izolimit që nga fundi i muajit mars. Qytetarët atje kanë të drejtë të dalin nga shtëpia vetëm kur janë të detyruar të blejnë ushqim dhe ilaçe, shkruan “Daily Mail”.

Personat që e morën ndëshkimin e pazakonshëm ishin nga Izraeli, Meksika, Australia dhe Austria.

Zyrtari i policisë lokale, Vinod Sharma, tha se secili prej 10 turistëve është detyruar ta shkruajë 500 herë fjalinë “Nuk i ndoqa rregullat, prandaj më vjen keq”.

Ky zyrtar tha se mbi 700 turistë të huaj nga Shtetet e Bashkuara, Australia, Meksika dhe Izraeli, të cilët janë duke qëndruar në këtë zonë, i kanë shkelur rregullat e izolimit dhe se ndëshkimi i çuditshëm ka për qëllim t’u japë mësim.

Policia e Indisë ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave botërore edhe në javët e kaluara. Shumë policë janë parë duke i goditur me shkopinj druri personat që ndodheshin rrugëve madje policia ka arritur me metoda të pazakonta  të inkurajojë njerëzit të qëndrojnë në shtëpi për të ndaluar përhapjen e COVID-19 duke përfshirë edhe veshjen e helmetave në formë koronavirusi./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!