Policia në kryeqytetin indian, Delhi, ka bastisur shtëpitë e disa gazetarëve dhe autorëve të shquar në lidhje me një hetim për financimin e uebsajtit të lajmeve NeësClick.
Policia ka sekuestruar celularët dhe laptopët e atyre që bastisi mëngjesin e së martës. Zyrtarët thuhet se po hetojnë pretendimet se NewsClick ka marrë fonde të paligjshme nga Kina, një akuzë që e ka mohuar.
Kritikët thonë se masa është një sulm i qëllimshëm ndaj lirisë së shtypit. Që nga viti 2009, NewsClick është një uebsajt i pavarur lajmesh dhe aktualiteti, i cili njihet si kritik ndaj qeverisë.
Në vitin 2021, NeësClick u bastis nga autoritetet tatimore për pretendimet për shkeljen e rregullave të investimeve të huaja direkte të Indisë.
Disa prej tyre janë dërguar në komisariat për t’u marrë në pyetje.
/abcnews.al