Policia, hetim për sherrin në Elbasan/ Referon ngjarjen në prokurori për ‘dhunë’ dhe ‘plagosje’

schedule13:15 - 8 Maj, 2025

schedule 13:15 - 8 Maj, 2025

Çështja ka kaluar në prokurorinë e Elbasanit ku ndërkohë është bërë sekuestrimi i kamerave të stadiumit në Elbasan në mënyrë që të bëhet i mundur identifikimi i personave në sherrin masiv, ku la me hematoma të rënda në kokë Parid Boçin djalin e Luçiano Boçit.

Policia tha se po punon për identifikimin e autorëve ku deri më tani është i identifikuar vetëm djali i Luçiano Boçit. Jemi informuar se policia ka nisur hetimet dhe po pyet të gjithë personat që kanë qenë të pranishëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!