Ukraina, armëpushimi afër? Telefonata me Putin, Trump optimist

schedule18:58 - 19 Maj, 2025

schedule 18:58 - 19 Maj, 2025

Një bisedë telefonike e zhvilluar midis presidentit  Donald Trump dhe Vladimir Putin ka përfunduar, sipas mediave shtetërore ruse, shkruan Sky News.  Dyshja foli për më shumë se dy orë në një telefonatë që Putin e quajti “informuese, të sinqertë dhe shumë të dobishme”, raportoi RIA Novosti.

Rusia është e gatshme të punojë me Kievin për një memorandum mbi një traktat paqeje në të ardhmen, citoi Tass presidentin rus.

Tass raportoi gjithashtu se Trump tha se Rusia favorizon një zgjidhje paqësore të konfliktit, pavarësisht se Moska nisi në mënyrë të njëanshme pushtimin dhe dërgoi vetëm një delegacion të nivelit të ulët të politikanëve të rinj në bisedimet e paqes të së premtes në Stamboll.

Ndërkohë, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka përsëritur ftesën e tij drejtuar Putin për negociata të drejtpërdrejta, pas takimit midis delegacioneve në Stamboll javën e kaluar.

“Ukraina këmbëngul në nevojën për një armëpushim të plotë dhe pa kushte, i cili duhet të jetë me kohëzgjatje të mjaftueshme dhe të parashikojë mundësinë e zgjatjes”, shkroi ai në Telegram.

Më tej, Zelensky u shpreh se:

“Oferta jonë, e rënë dakord me partnerët, është 30 ditë. Ne jemi gati për këtë. Ne jemi gjithashtu të gatshëm të takohemi në nivel udhëheqësish për të zgjidhur çështjet kyçe. Ukraina nuk ka frikë nga negociatat e drejtpërdrejta me Rusinë dhe është e rëndësishme që udhëheqja ruse të mos e zgjasë luftën”, shkroi ai.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!