Emergjencë, policia ka një thirrje për shoferët

schedule08:34 - 26 Nëntor, 2019

schedule 08:34 - 26 Nëntor, 2019

Policia e Shtetit u kërkon gjithë qytetarëve të Durrësit dhe rrethinave të kufizojnë në maksimum lëvizjet me mjetet e tyre, për t’u dhënë mundësi autoriteteve dhe shërbimeve të emergjencave civile të qarkullojnë lirshëm në rrugë, për t’ju ofruar ndihmën e nevojshme banorëve të lënduar nga pasojat e tërmetit të mëngjesit të sotëm.

Deri më tani zyrtarisht janë konfirmuar shtatë persona të vdekur nga tërmeti, ndërsa dyshohet edhe për një viktimë tjetër.

Ndërkohë më shumë se 320 persona kanë marrë plagë më të lehta duke u mjekuar në spital.

Mësohet gjithashtu se 22 persona janë shpëtuar nga rrënojat në Durrës deri më tani. /abcnews.al