Policia e ndoqi gjithë ditën, shqiptarin e gjen belaja me atë që i gjejnë në makinë

schedule15:57 - 24 Janar, 2020

schedule 15:57 - 24 Janar, 2020

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar me 50 gram kokainë me vete.

Aksioni i zhvillua në Petritoli, ndërsa mediat fqinje bëjnë me dije se policia kishte ndjekur gjatë gjithë ditës itinerarin e shqiptarit, emri i të cilit nuk është bërë i ditur dhe në fund të ditës është vënë në pranga.

Ata e ndaluan shqiptarin, kur ai ishte në makinë dhe pasi e ndaluan i ushtruan një kontroll, që lejoi zbulimin e sasisë së kokainës.

Sasia e sekuestruar e kokainës nëse do të kishte dalë në treg do të kapte vlerën e 20 000 eurove.