Policia e Durrësit vendos 670 gjoba vetëm në fundjavë

schedule08:50 - 6 Gusht, 2018

schedule 08:50 - 6 Gusht, 2018

Vijon zbatimi i planit të masave jo vetëm gjatë fundjavës  por çdo ditë nga Specialistët e  Qarkullimit Rrugor Durrës, me qëllim menaxhimin e trafikut dhe rritjen e parametrave  të sigurisë rrugore.

Janë kryer  kontrolle për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit,  pa leje drejtimi dhe shkelje të tjera  të rregullave të qarkullimit rrugor.

Vetëm në fundjavë si rezultat  i kontrolleve në të gjithë akset rrugore të qytetit të Durrësit janë arrestuar në flagrancë 17 shtetas, 5 prej të cilëve për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 12 shtetas duke drejtuat motoçikletat pa leje drejtimi.

Janë vendosur 670 masa administrative për shkelje të ndryshme dhe pezulluar 51 leje drejtimi.

  • janë ndëshkuar 105 drejtues mjetesh për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
  • janë ndëshkuar 162 drejtues mjetesh për parakalim të gabuar;
  • janë ndëshkuar 56 drejtues mjetesh për mospërdorim të rripit të sigurimit.

Gjatë fundjavës nga ana e Specialistëve të Qarkullimit Rrugor është mundësuar menaxhimi i trafikut rrugor për shkak të rritjes së fluksit të pushuesve.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës këshillon çdo përdorues rruge që të respektojnë  rregullat e qarkullimit rrugor duke eleminuar çdo shkak që shërben si burim aksidenti.

Kontrolle të tilla nga ana e Punonjësve të Qarkullimit Rrugor do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe fundjavë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!